Zbulohet fatura e majme që PD-ja i pagoi LaCivitas për fushatën e 11 majit!
- Korca Boom
- Nov 4, 2025
- 1 min read
Partitë politike në vend kanë dorëzuar në KQZ raportet e shpenzimeve dhe të ardhurave për zgjedhjet e 11 Majit. Ajo që bie në sy ndër raportet e dorëzuar është ai i Partisë Demokratie, e cila gjatë fushatës së 11 majit mori për konsulencë Chris LaCivita-n.
Nga bilancet mësohet se drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, është paguar për konsulencën e tij 139,111,686 lekë. Kjo sipas shifrave zyrtare të deklaruara në KQZ nga Partia Demokratike ditën e sotme.
Sipas raportit zyrtar të KQZ, PD ka kryer katër pagesa për kompaninë e LaCivita, ku e para mban datën 11.02.2025, me një faturë që kap shifrën 482.000.00.
Fatura e dytë paguar kompanisë së LaCivita, mban datën 24.03.2025, më shifrën 146.168.6. Fatura e tretë është paguar në datën 16.03.2025, më shifrën 459.500.00.
Ndërsa fatura e fundit për kompaninë me emrin ‘Advancing Strategies’, e LaCivita, mban datën 26.05.2025, me shifrën 435.000.00./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















