top of page

Zjarr mbi fshatin Miras, përfshihet një sipërfaqe pyjore, vatra po zgjerohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27, 2025
  • 1 min read

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në një zonë mbi fshatin Miras. Deri tani, në vendin e ngjarjes ndodhen 10 zjarrfikës me dy mjete zjarrfikëse, si dhe rreth 20 forca të tjera nga drejtoria e shërbimeve dhe ajo pyjore.


Zjarri është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe dendësisë së bimësisë në zonë, ku ndodhen edhe sipërfaqe të mëdha me pisha. Situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer, i cili pengon ndërhyrjen me mjete të rënda.


Aktualisht po punohet intensivisht me mjete zjarrfikëse dhe mjete rrethanore për të lokalizuar dhe neutralizuar vatrën, ndërkohë që autoritetet mbeten në gatishmëri për çdo përkeqësim të situatës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page