top of page

Zjarr në Lagjen 12 të Korçës/ Flakët përfshijnë banesën, ja çfarë dyshohet

5 hours ago
1 min read

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Lagjen 12 të qytetit të Korçës.


Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.


Dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një bombol gazi, ndërsa ende nuk është përcaktuar zyrtarisht shkaku i plotë i ngjarjes.


Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të situatës.


Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e saktë të zjarrit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page