Tragjedia / Ja kush është 21-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë
7 minutes ago
1 min read
Është identifikuar i riu që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut.
Viktima është 21-vjeçari Marculino Osmani.
Sipas informacioneve paraprake, Osmani ishte duke drejtuar një motomjet kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe është përplasur me një shtyllë.
Përplasja rezultoi fatale për të riun, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Në motomjet udhëtonte edhe 17-vjeçari D. C., i cili mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së kontrollit të motomjetit.
“KORÇA BOOM”
















