top of page

Aksidenti i rëndë 21-vjeçari nuk i mbijetoi përplasjes, 17-vjeçari shpëton

52 minutes ago
1 min read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 3 të Cërrikut, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.


Sipas informacioneve paraprake të policisë, i riu, me inicialet O. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke përfunduar i përplasur me një shtyllë.


Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.


Në motomjet ndodhej edhe një 17-vjeçar, me inicialet D. C., i cili ka mbetur i plagosur. I mituri është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit të motomjetit.


Informacion paraprak


Në lagjen nr. 3, shtetasi O. M., 21 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti është përplasur me një shtyllë.


Si pasojë e përplasjes, shtetasi O. M. ka humbur jetën në vendngjarje.


Ndërsa pasagjeri, shtetasi D. C., 17 vjeç, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page