top of page

Zv.ministri grek Gjulekas në Korçë: Çdo grek duhet të kalojë këtu, të shohë rrënjët e të parëve tanë

18 hours ago
1 min read

Zëvendësministri grek për Maqedoninë dhe Trakën, Konstandinos Gkioulekas (Kostandin Gjuleka) ka bërë një deklaratë të pazakontë nga qyteti i Korçës, gjatë një vizite të realizuar një ditë më parë ku ishte i shoqëruar nga një delegacion intelektualësh grekë.


Ai e ka përkufizuar Korçën si një qytet helen ku kanë jetuar, dhe vazhdojnë të jetojnë popullsi greke.


“Ishte detyrim imi të vija këtu. Çdo grek duhet të kalojë edhe nga Korça, të shohë rrënjët e njerëzve tanë që ishin këtu dhe që vazhdojnë të jenë”, ka thënë Gjulekas, i cili është zëvendësministër për Maqedoninë dhe Trakën.


Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit me Mitropolitin e Korçës, Anastasi, i shoqëruar nga klerikë dhe të rinj nga kampet e Voskopojës dhe Boboshticës.


Mitropoliti nga ana e tij shprehu gëzimin për vizitën e zëvendësministrit dhe të delegacionit.


“Ne jemi një kishë e vogël, që ka gjithmonë nevojë për miq që do ta ndihmojnë. Duhet ta kuptojnë edhe miqtë se kjo Kishë vetëm nuk do të mund të zhvillohet”, tha ai.


Sipas një njoftimi të lëshuar në disa media, thuhet se Gjulekas “u takua edhe me anëtarë dhe përfaqësues të pakicës kombëtare greke në Korçë”.


Kujtojmë se vetëm një vit më parë, në qytetin e Korçës u hap konsullata Greke, e dyta në Shqipëri, pas asaj në Gjirokastër.

“KORÇA BOOM”


bottom of page