top of page

Zvirina e trashëgimisë dhe agroturizmit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 2
  • 1 min read

Një fshat i vogël me tre kisha të mëdha, Zvirina ruan një pasuri të rrallë shpirtërore – tri kisha ortodokse që dëshmojnë besimin, historinë dhe trashëgiminë e një komuniteti të vogël por të përkushtuar:


Kisha e Shën Triadhës


Kjo kishë i përket jo vetëm fshatit, por edhe fshatrave përeth nga rëndësia.


Fasada e bardhë, kambanorja me strukturë druri, dhe dritaret që ruajnë ikona të shenjta – janë një dëshmi e përkushtimit dhe besimit brez pas brezi.


E vendosur në qetësinë e natyrës, kjo kishë është vertet nje nje atraksion per tu vizituar.


Kisha e Shën Thanasit


Një nga thesaret e vogla të fshatit, e ndërtuar me përkushtim dhe mbrojtur me dashuri nga banorët.


Megjithëse më e vogël në pamje, ajo që e bën të veçantë është historia që mbart dhe qetësia që dhuron.


Kisha e Shën e Premtes


Një tjetër nga kishat më të dashura për komunitetin, ku veç ikonave shum te ralla dhe detajeve në muret e saj ka dhe disa shkallë qe të çojnë në kambanare.


Ajo po ashtu ka detaje te punimit me dru qe jan punuar posaçërisht per këtë kishë.

Zvirina përtej trashëgimisë, dallohet si një fshat punëtor dhe me mundësi për zhvillimin e agroturizimit!


“KORÇA BOOM”

ree
ree
ree

bottom of page