ZYRTARE/ Besa i rrëmben talentin Skënderbeut, kush është kampioni që debutoi me kavajasit në duelin ndaj Dinamos
top of page

ZYRTARE/ Besa i rrëmben talentin Skënderbeut, kush është kampioni që debutoi me kavajasit në duelin ndaj Dinamos

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 hour ago
  • 1 min read

Xhitjon Begaj ishte lëvizja surprizë e Besës në këtë merkato janari. Mesfushori 19-vjeçar, i cili u shpall kampion me Skënderbeun U-19, është bashkuar së fundmi me skuadrën e Gugash Maganit, teksa debutoi si titullar, në duelin e Kupës së Shqipërisë ndaj Dinamos, ku këta të fundit fituan me rezultatin 3 me 0.


Begaj u gradua titullar, teksa qëndroi në fushë një pjesë loje. Talenti beratas u federua me klubin e ri në datën 8 janar.


Ndeshja e fundit që 19-vjeçari u aktivizua me fanellën e 19-vjeçarëve të Skënderbeut ishte ai ndaj Aston Vilës U-19 në Angli./ Panorama Sport

“KORÇA BOOM”


bottom of page