Zyrtare: Ja e ardhmja e Gvozdenoviçit te Elbasani
May 28
1 min read
KF Elbasani ka zyrtarizuar të ardhmen e trajnerit Ivan Gvozdenović, duke konfirmuar rinovimin e kontratës edhe për sezonin e ardhshëm.
Vendimi vjen pas një sezoni pozitiv të skuadrës verdheblu, ku tekniku serb ka arritur ta mbajë ekipin në garë për objektivat madhorë dhe në zonën e kreut të renditjes.
Klubi thekson se rinovimi është një hap i rëndësishëm për vazhdimësinë e projektit sportiv dhe pasqyron besimin e plotë te puna dhe vizioni i trajnerit.
Me këtë vendim, Gvozdenoviç do të vijojë të drejtojë Elbasanin edhe në sezonin e ardhshëm, duke synuar konsolidimin e skuadrës dhe luftën për trofe në kampionat.
“KORÇA BOOM”
















