top of page

ÇADRAT ME VETE! Njihuni me parashikimin e motit për sot, 16 maj 2025!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu, ku më të dukshme do të PARAQITEN në zonat Jugore dhe Juglindore.


Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore KU më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C ndërsa maksimumi do të ngjitet deri në 22°C .


Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Verilindor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.


“KORÇA BOOM”




bottom of page