“Çfarë u zbulua në Korçë? AKU dhe Inspektorati ‘në terren’ për sigurinë ushqimore
- 2 days ago
- 1 min read
Inspektorati i Përgjithshëm dhe inspektorët e Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Korçë kanë zhvilluar kontrolle në dy subjekte ushqimore në qytet: një stabiliment të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, si dhe një stabiliment të përpunimit të mishit të pulës.
Procesi i inspektimit është mbikëqyrur nga afër nga një ekip i Inspektoratit të Përgjithshëm, me qëllim verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore, dokumentimit korrekt të çdo hapi dhe përdorimit të pajisjeve të duhura të punës.
Gjithashtu, është kontrolluar autorizimi i inspektimeve dhe dokumentacioni shoqërues përkatës.
Sipas njoftimit zyrtar, këto inspektime janë realizuar në kuadër të transparencës dhe zbatimit të ligjit për inspektimin, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe standardizimin e proceseve të kontrollit në terren.
Inspektorati i Përgjithshëm thekson se të gjitha gjetjet dhe vlerësimet do të përfshihen në raportin për performancën e trupës inspektuese, i cili synon përmirësimin e standardeve dhe forcimin e besimit të publikut në procesin e inspektimeve.
“KORÇA BOOM”
















