top of page

Çmendet burri! Ja çfarë tentoi t'i bëjë 69-vjeçari gruas me urdhër-mbrojtjeje

  • Jun 23
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Prrenjas, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij.


Sipas informacioneve paraprake, i moshuari dyshohet se për motive të dobëta ka lyer me benzinë gruan e tij, 67 vjeçe, dhe më pas i ka vënë flakën.


Pas ngjarjes, e dëmtuara është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor.


Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë vënë në pranga 69-vjeçarin, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page