Është J.Lo?/ Fotoja e 35-vjeçares pas arrestimit bëhet virale, ngjashmëria me Jennifer Lopez habit të gjithë
Një fotografi e arrestimit të një 35-vjeçareje nga Minnesota është bërë virale në rrjetet sociale në SHBA, por jo vetëm për shkak të akuzës me të cilën ajo përballet. Arsyeja që tërhoqi vëmendjen e mijëra përdoruesve ishte ngjashmëria e saj e jashtëzakonshme me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez.
Sipas New York Post, Cyrina Ann Quast u arrestua më 30 gusht, pasi dyshohet se kishte vjedhur dy paketa me bateri për vegla elektrike nga një dyqan në Monticello, me vlerë totale rreth 580 dollarë.
Sipas aktakuzës, një punonjës i dyqanit e njohu 35-vjeçaren si personin që dyshohej se ishte përfshirë edhe në një tjetër vjedhje në të njëjtin biznes, vetëm dy ditë më herët. Policia u njoftua dhe Quast dyshohet se pranoi se kishte marrë bateritë.
Por fotografia e saj pas arrestimit, e publikuar nga Zyra e Sherifit të Qarkut Wright, mori një tjetër drejtim në rrjetet sociale.
Përdoruesit vunë menjëherë në dukje ngjashmërinë e saj me Jennifer Lopez, duke nisur një seri komentesh dhe batutash.
“Për një moment mendova se ishte J.Lo”, shkroi një përdorues.
Një tjetër e lidhi me teoritë e internetit duke komentuar me shaka se “ka një problem në Matrix”.
Por komentet nuk u ndalën aty. Një përdorues tjetër sugjeroi me humor që Jennifer Lopez dhe 35-vjeçarja të bënin një test ADN-je për të zbuluar nëse mund të ishin motra.
Quast u lirua një ditë pas arrestimit, ndërsa fotografia e saj vazhdoi të qarkullonte në rrjetet sociale, duke bërë që ngjashmëria e saj me yllin e Hollywood-it të kthehej në pjesën më të komentuar të historisë./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”
















