top of page


Aksident i rëndë, humb jetën 24-vjeçari
Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlorë”, në vendin e quajtur Novoselë. Sipas të dhënave paraprake, mjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes është gjetur pa shenja jete shtetasi Albi Hoxha, i datëlindjes 07.08.2002. Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të
Apr 7


Vonesa në aeroporte?! BE vendos rregulla të reja, ja çfarë ndryshon për udhëtarët shqiptarë nga 10 prilli
Udhëtimi drejt Evropës mund të ndryshojë ndjeshëm në ditët në vijim. Sistemi i Hyrjes/Daljes (EES) i BE-së, i cili filloi një shpërndarje graduale më 12 tetor të vitit të kaluar në 29 vende evropiane, do të bëhet plotësisht funksional që nga 10 prilli 2026. Kjo do të thotë që vulat e pasaportave do të zëvendësohen me hyrje dhe dalje të regjistruara në mënyrë dixhitale, së bashku me refuzimet e hyrjes për udhëtarët me qëndrim të shkurtër jo-BE. Informacioni biometrik si imazhe
Apr 7


Këmbimi valutor 7 prill 2026! Mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82 lekë, në shitje me 83.2 lekë. Euro do të blihet me 95.2 lekë, do të shitet me 96 lekë. Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.6 lekë dhe shitet me 109.6 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 58.9 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje. PËR KURSIN E MONEDHAVE TË TJERA SHIHNI TABELËN E MËPOSHTME: “KORÇA BOOM”
Apr 7


Mot i kthjellët, temperatura të larta/ Ja si parashikohet moti për sot, e martë, 7 prill 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë vendin, me erë të lehtë dhe det të qetë Vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht në zonat veriore gjatë orëve të mesditës, të karakterit të lartë dhe transparent. Temperaturat minimale do të varioj
Apr 7


E MARTË, DITË “TERSI” për këto shenja: "Bëni kujdes dhe mos e teproni me ..."/ Horoskopi 07 Prill 2026
Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë kritike qe do ju beje partneri, përkundrazi do i merrni me humor ato. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te princit te kaltër, por pa shume fat. Ne planin financiar do keni edhe me shume fat nga sa keni menduar dhe gjendja do përmirësohet menjëherë. Demi Do jeni me realiste gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do jete me e mire. Beqar
Apr 7


“Paralajmërim urgjent: Mesazhet mashtruese po përhapen shpejt!”
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike njofton se po qarkullojnë mesazhe SMS mashtruese që paraqiten si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave. Këto mesazhe përmbajnë lidhje të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët, me qëllim: Marrjen e të dhënave personale; Vjedhjen e të dhënave bankare; Hyrjen e paautorizuar në llogaritë financiare. Drejtoria këshillon qytetarët të tregojnë kujdes maksimal: Mos klikoni në lidhje nga numra të panjohur; Mo
Apr 6


Nuk do jetë më falas! Nis pagesa për kalimin në tunel
Kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Brenda këtij muaji pritet të nisë zbatimi i tarifave për automjetet që përshkojnë këtë segment rrugor prej 5.9 kilometrash. Sipas të dhënave, për autoveturat tarifa do të jetë 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë, pagesat do të ndryshojnë në varësi të kategorisë së mjetit, duke nisur nga 100 lekë për motoçikletat dhe duke arritur deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë. Për furgonët dhe a
Apr 6


Meri Gjini bën parashikimin e javës: Cilat shenja duhet të bëhen gati për shumë para?
Astrologja Meri Gjini ka bërë parashikimin e horoskopit për javën në emisionin “Mes’dritë”, në Vizion Plus, me dyshen e moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Hëna ndodhet te Shigjetari, por në një pozicion jo shumë komod me Mërkurin te Peshqit. Kjo sjell një nevojë për qetësi dhe më pak komunikim të tepërt; është koha për të folur pak dhe për të kuptuar shumë. Marsi te Peshqit po i afrohet Uranit, gjë që paralajmëron faktorë të papritur në drejtim të çështjeve të mëdha d
Apr 6


I jepet lamtumira e fundit aktorit pogradecar Ilir Shkurti
Familjarë, të afërm, miq dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit artistit pogradecar Ilir Shkurti i cili u nda nga jeta në moshën 68 vjeçare. Mes dhimbjes dhe respektit për figurën e tij, të pranishmit e kujtuan si një njeri të përkushtuar ndaj artit dhe komunitetit. Kontributi i tij ndër vite përmes roleve dhe karaktereve të veçanta ka lënë gjurmë të rëndësishme në kinematografinë shqiptare duke e bërë atë një emër të njohur dhe të dashur për publikun. Ilir Shkurti, një
Apr 6


Pesë të vdekur brenda 70 ditësh, çfarë po ndodh në burgjet shqiptare?
Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se një i dënuar për dhunë në familje ka humbur jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak. Ky është rasti i pestë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore. Vetëm dy ditë më parë, më 3 prill, një tjetër i paraburgosur, Medat Spahiu, humbi jetën po në të njëjtin repart, si pasojë e një embolie pulm
Apr 6


Çmim rekord i domates, kushton 350 lekë/kg / Fermerët: Na vjen turp, por kostot janë rritur
Shqiptarët në këtë sezon po e konsumojnë shumë pak domaten, e kësaj here jo prej ngarkesës me pesticide apo prej cilësisë, por është çmimi ai që po mban këtë produkt larg tryezës. 1 kg domate te fermerët po merret me 250 lekë/kg, por nëse kjo domate vjen në Tiranë, udhëtimi i saj do t’i kushtojë konsumatorit 100 lekë/kg. “1 kg domate po e shes 250 lekë edhe mua më vjen turp, pasi është çmim shumë i shtrenjtë, por kemi shumë kosto këtë dhe jemi në kushte ekstreme edhe ne si fe
Apr 6


HOROSKOPI I SË HËNËS/ Nga Puna tek Dashuria, java nis plot aventura për këto shenja
Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një krize te vështirë. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa pa fund për te filluar lidhje serioze. Mendohuni mire para se te jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni investime te tejskajshme sepse gjendja nuk është aq e qëndrueshme. Demi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do ndiz
Apr 6


Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.2 lekë, në shitje me 83.4 lekë. Euro do të blihet me 95.2 lekë, do të shitet me 96 lekë. Franga zvicerane blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.6 lekë dhe shitet me 110 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje. PËR KURSIN E MONEDHAVE TË TJERA SHIHNI TABELËN E MËPOSHTME: “KORÇA BOOM”
Apr 6


E HËNA ME DIELL! Java 'hapet' me kthjellime, ja si do të jenë kushtet atmosferike për ditën e sotme
Dita e hënë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë Shqipëri. Parashikimet tregojnë për mot kryesisht të kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen në zonat malore në lindje gjatë mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 14 m/s. Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i ulët, nga 1
Apr 6


EMRI/ Motoçikleta përplaset me një automjet, shoferi i motorit nuk i mbijeton plagëve
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Shegan, ku një motoçikletë është përplasur me një automjet tip Volkswagen Caddy. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta ka tentuar të parakalojë, duke sjellë përplasjen e fortë mes dy mjeteve. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në spital. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e
Apr 5


Shkelje të standardeve higjieno-sanitare, bllokohen mbi 7 ton djathë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër, gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope. Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare. Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative: Gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h”. Gjo
Apr 5


Borxhet për faturat e OSHEE, stoku i detyrimeve të prapambetura arrin në 80.89 mld lekë
Borxhi total, që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përsoi rritje të lehtë gjatë vitit 2025, në raport me vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit dhjetor 2025 arriti në 80.89 mld lekë, nga 80.43 mld lekë që ishte në fund të vitit 2024. Ky ndryshim i nivelit të borxheve tot
Apr 5


Këmbimi valutor 5 prill 2026! Mësoni me sa shiten e blihen monedhat e huaja sot
Ditën e sotme 5 Prill 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 82.4 lekë, në shitje me 83.5 lekë. Euro do të blihet me 95.3 lekë, do të shitet me 96.1 lekë. Franga zvicerane blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104.1 lekë. Ndërsa paundi britanik blihet me 108.8 lekë dhe shitet me 110 lekë. Dollari kanadez këmbehet me 59 lekë në blerje dhe me 60.2 lekë në shitje. Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme: “KORÇA BOOM”
Apr 5


HOROSKOPI I SË DIELËS/ Do të gjendeni përballë një propozimi interesant! Mos i mbysni ambiciet tuaja
Dashi Ndikimi i Neptunit do sjelle shume turbullira sot ne jetën tuaj sentimentale. Ka rrezik qe disa te kalojnë një krize te vështirë. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do marrin ftesa pa fund për te filluar lidhje serioze. Mendohuni mire para se te jepni çfarëdo lloj përgjigjeje. Ne planin financiar nuk duhet te kryeni investime te tejskajshme sepse gjendja nuk është aq e qëndrueshme. Demi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Pasioni do ndiz
Apr 5


E DIELA I THOTË "JO" RESHJEVE/ Rikthehet dielli në të gjithë vendin, ja si do të jenë kushtet atmosferike për ditën e sotme
Sot në Shqipëri pritet të mbizotërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo mund të arrijë deri në 12 m/s. Sa i përket detit, në Deti Adriatik dhe Deti Jon pritet valëzim i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë. Në përgjithësi, dita do të jetë e qetë dhe e përshtatshme për aktivitete në natyrë. “KORÇA BOOM”
Apr 5
bottom of page
