top of page

E HËNA ME DIELL! Java 'hapet' me kthjellime, ja si do të jenë kushtet atmosferike për ditën e sotme

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Dita e hënë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë Shqipëri.


Parashikimet tregojnë për mot kryesisht të kthjellët, ndërsa vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen në zonat malore në lindje gjatë mesditës dhe pasdites.


Era do të fryjë me drejtim nga verilindja në veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në bregdet dhe në zonat luginore pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 14 m/s.


Në detin Adriatik dhe Jon, valëzimi do të jetë i ulët, nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të qeta për lundrim.


Në përgjithësi, dita do të jetë e përshtatshme për aktivitete në natyrë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page