top of page

Nuk do jetë më falas! Nis pagesa për kalimin në tunel

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kalimi në tunelin e Llogarasë nuk do të jetë më falas. Brenda këtij muaji pritet të nisë zbatimi i tarifave për automjetet që përshkojnë këtë segment rrugor prej 5.9 kilometrash.


Sipas të dhënave, për autoveturat tarifa do të jetë 250 lekë për një drejtim dhe 500 lekë vajtje-ardhje. Ndërkohë, pagesat do të ndryshojnë në varësi të kategorisë së mjetit, duke nisur nga 100 lekë për motoçikletat dhe duke arritur deri në 5000 lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.


Për furgonët dhe autobusët është parashikuar një tarifë prej 1000 lekësh, ndërsa për mjetet me karroceri rreth 500 lekë.


Aktualisht, në terren po kryhen testimet përfundimtare të sistemit të pagesave. Pajisjet elektronike, kamerat e sigurisë dhe infrastruktura mbështetëse po verifikohen për të garantuar funksionimin e plotë të këtij sistemi sapo të hyjë në fuqi.


Nga pagesa do të përjashtohen mjetet e emergjencës, policisë, ushtrisë, zjarrfikëses si dhe personat me aftësi të kufizuar.


Menaxhimi i këtij sistemi do të kryhet nga Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, ndërsa tuneli, i cili u hap në maj të vitit 2025, deri më tani ka qenë i aksesueshëm pa tarifë për të gjithë drejtuesit e mjeteve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page