E DIELA I THOTË "JO" RESHJEVE/ Rikthehet dielli në të gjithë vendin, ja si do të jenë kushtet atmosferike për ditën e sotme
- Apr 5
- 1 min read
Sot në Shqipëri pritet të mbizotërojnë kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, ajo mund të arrijë deri në 12 m/s.
Sa i përket detit, në Deti Adriatik dhe Deti Jon pritet valëzim i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë.
Në përgjithësi, dita do të jetë e qetë dhe e përshtatshme për aktivitete në natyrë.
“KORÇA BOOM”
















