top of page

18 të infektuar dhe kryetari me HIV?” Bashkia shpërthen ndaj lajmit

  • 6 hours ago
  • 1 min read

Bashkia Gjirokastër ka reaguar pas përhapjes në rrjetet sociale të një lajmi, sipas të cilit kryetari i bashkisë dhe 18 punonjës të institucionit rezultonin të infektuar me HIV/AIDS.


Në një deklaratë zyrtare, institucioni i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta, të fabrikuara dhe me qëllim krijimin e panikut te qytetarët, duke theksuar se nuk ekziston asnjë rast i tillë.


Sipas Bashkisë, bëhet fjalë për një akt të rëndë dezinformimi, i cili cenon dinjitetin e punonjësve dhe dëmton reputacionin e institucionit, si dhe synon të krijojë pasiguri në opinionin publik.


Në reagim theksohet gjithashtu se përhapja e informacioneve të rreme që shkaktojnë panik përbën vepër penale, sipas legjislacionit në fuqi, dhe dënohet me gjobë ose me burgim.


Bashkia Gjirokastër paralajmëron se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për mbrojtjen e reputacionit të institucionit, të figurës së kryetarit dhe të dinjitetit të punonjësve të saj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page