2 gola dhe lojë e fortë!/ Skënderbeu dhe Laçi “mjaftohen” me 1 pikë
SKËNDERBEU-LAÇI 1-1
Shënues: Lagonidis 27' / Traore 66'
FORMACIONET ZYRTARE:
SKËNDERBEU: Dobjani, Lagonidis, Amadu, Shaqe, Zenullari, Braga, Totre, Nasr, Shkëmbi, Janaqi, Bismark.
Trajner: Juljan Ahmataj.
LAÇI: Biba, Azizi, Kurti, Gamarra, Nupe, Ndubuisi, Nërguti, Tola, Bibo, Ajazi, Traore.
Trajner: Qatip Osmani.
Ka përfunduar në barazim ndeshja Skënderbeu–Laçi, e mbyllur me shifrat 1-1, e vlefshme për javën e 8-të të Abissnet Superiore.
Në fraksionin e parë të lojës, vendasit e drejtuar nga Juljan Ahmataj ishin dukshëm më kërkues, teksa u “shpërblyen” me golin e Lagonidis në minutën e 27-të.
Në pjesën e dytë, ndryshoi “muzika”. Laçi u tregua më këmbëngulës dhe jo vetëm që barazoi me Traore në minutën e 66-të, por pati edhe shansin për të dalë nga kjo transfertë me tri pikët.
Pas javës së 8-të, Laçi mban vendin e 5-të me 11 pikë, ndërsa Skënderbeu renditet i 7-ti, me 10 pikë.
“KORÇA BOOM”
















