“Duhej të kërkonim edhe golin e dytë ndaj Skënderbeut”, Osmani: Ja çfarë i mungon këtij Laçi
Trajneri i Laçit, Qatip Osmani, foli pas brazimit 1 me 1 që skuadra e tij arriti në transfertë ndaj Skënderbeut. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH” ai deklaroi:
“Ndoshta ngjarjet tregojnë gjë tjetër. Ne gjatë lojës kishim shumë oshilacione, ishte një periudhë kur dominonim e kur luanim dobët, e na rrezikonte kundërshtari. Në pjesën e parë ndodhi më shumë, në pjesën e dytë ishim më stabël dhe të kompletuar. Ndaj mendoj se e merituam golin.
Ne e kërkuam edhe me 1-1 golin, në fund të lojës insistuam përsëri që të gjenim golin. Sigurisht janë shenja mungese të eksperiencës. Megjithatë, lufta, dëshira për një rezultat të mirë e bëri të vetën.
Edhe në këtë ndeshje, edhe para saj e gjatë javës, kemi biseduar problemet, sepse jashtë na mungon me të vërtetë lufta dhe disiplina taktika që në ndeshjet e para të kampionatit i kishim. Kurse mendoj se sot në pjesën e dytë ia arritëm qëllimit dhe e shënuam golin ku ndoshta të ishim më insistues, duhej të kërkonim edhe golin e dytë”, përfundoi Osmani.
“KORÇA BOOM”
















