top of page

“Ndeshje me dy fytyra”, Ahmataj: Vuajtëm mungesën e Drame dhe dëmtimin e Bismark, na duhen disa lider në fushë…

6 minutes ago
1 min read

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj foli pas barazimit 1 me 1 në shtëpi ndaj Laçit. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH” ai u shpreh:


“Ishte një ndeshje me dy fytyra, në pjesën e parë ishim shumë mirë, goditëm atje ku kishim menduar. Mungesa e Dramesë dhe largimi i Bismark për arsye dëmtimi, mendoj që e vuajtëm. Lojtari që hyri nuk u ambientua me skuadrën dhe atë që duhet të bënte në fushë.


Me daljen e Bismark na çedonte filtri i parë i presionit. Kjo i jepte mundësi kundërshtarit të shtynte para. Vështirësia vinte më tepër edhe te linja e parë. Ata kanë luftuar fortë, me pak kujdes mund ta evitonim golin.


Edhe kundërshtari ka merita në futboll.


Ndodhi këto situata në futboll, kur është një grup i ri. Duhen disa lojtarë lider që të orientojnë lojën nga brenda. Mundohemi që gjithmonë ti qëndrojmë afër skuadrës, deri sa lojtarët ta bëjnë këtë gjë në fushën e lojës. Ne gjithmonë kemi 5 lojtarë të huaj në fushë, kjo ndikon në komunikimin mes lojtarëve. Do mundohemi ta rikuperojmë”, deklaroi Ahmataj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page