top of page

2024-a nën vëzhgim: Ja sa persona u përgjuan dhe kush është qyteti më i “nxehtë”?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 hours ago
  • 1 min read

Në Kuvendin e Shqipërisë është mbajtur sot një mbledhje e përbashkët mes Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratës Publike dhe Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale. Në këtë seancë dëgjimore kanë raportuar drejtues të institucioneve të drejtësisë.


Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, paraqiti një raport mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2024. Sipas tij, gjatë vitit të kaluar janë shqyrtuar 61 mijë e 167 materiale dhe janë regjistruar 47 mijë e 576 procedime penale. Ai theksoi se Tirana ka numrin më të lartë të procedimeve, ndërsa Dibra dhe Kukësi kanë shifrat më të ulëta në vend.


Një pjesë e rëndësishme e raportit kishte të bënte me masat e përgjimeve. Sipas Çelës, gjatë vitit 2024 janë përgjuar 2 mijë e 159 persona, përmes 2 mijë e 361 pajisjeve të ndryshme. Nga këto, 933 përgjime janë kryer me autorizim gjykate dhe 538 të tjera janë bërë me autorizim apo urdhër të prokurorit.


Kryeprokurori foli gjithashtu edhe për sigurinë në institucionet gjyqësore. Ai deklaroi se shërbimi i sigurisë i ofruar nga kompania "Illyrian Guard" nuk ka rezultuar efektiv dhe kjo mbetet një problem që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page