top of page

21-vjeçari pogradecar në testim te klubi turk

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Futbollisti pogradecar EuxhenioTorollari, 21 vjeç, i dalë nga akademia e Pogradecit, ka qenë në provë te klubi turk Istanbulspor, që militon në Ligën e Parë të Turqisë.


Gjatë periudhës 4–8 janar, Torollari zhvilloi katër seanca stërvitore dhe një ndeshje kontrolli, ku la përshtypje pozitive te stafi teknik. Për shkak të afateve të shkurtra të merkatos së janarit dhe angazhimeve zyrtare të skuadrës, vlerësimi përfundimtar u shty për merkaton e verës.


Ky eksperiment i Torollarit te Istanbulspor tregon interesin e klubeve të huaja për talentet shqiptare dhe mundësinë për të nisur një karrierë jashtë vendit.

"KORCA BOOM"


bottom of page