Brikena mohon, Mateo tregon pëlqim dypalësh, familja e tij ironizon online
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Një raport nga e kaluara po vazhdon të jetë temë diskutimi edhe sot brenda shtëpisë së “BBVA”. Brikena po e mohon kategorikisht ekzistencën e një lidhjeje të mundshme me Mateon, ndërsa ky i fundit deklaron se mes tyre ka pasur pëlqim dypalësh.
Megjithatë, situata ka marrë një tjetër drejtim pas një veprimi në rrjetet sociale. Në llogarinë në Instagram të Mateos është bërë repost një video, e publikuar nga familjarët që menaxhojnë profilin e tij, ku ironizohet Brikena, duke lënë të kuptohet se ajo ndihet në siklet teksa flet për këtë raport.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta dhe ka hapur pikëpyetje mes ndjekësve: a është kjo një shenjë se familja e Mateos po pranon se mes tyre ka pasur diçka më shumë sesa miqësi?
"KORCA BOOM"



















