“‘Ajo punonte, unë rrija’ – Miri surprizon me deklaratën për bashkëshorten”
- Korca Boom
- 1 day ago
- 1 min read
Ditën e sotme, Miri ka zhvilluar një bisedë me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, ku ka folur hapur për bashkëshorten e tij dhe marrëdhënien që kanë mes tyre. Teksa ndodheshin në oborrin e akuariumit, këngëtari i njohur ndau disa detaje personale lidhur me planet e pushimeve verore.
Miri tregoi se bashkëshortja e tij ka shumë dëshirë që verën ta kalojë në Shqipëri dhe se çdo vit i planifikon me kujdes ditët e pushimit, në varësi të angazhimeve të saj profesionale. Ai u shpreh se edhe vetë i ka përshtatur planet e tij sipas saj, duke qenë se, siç tha, ishte i varur nga orari dhe puna e bashkëshortes.
“Sa ditë ke pushime ti? 21. I thashë, ta rregulloj unë. Bëj sikur je e sëmurë, mos rri 21 ditë, por 30. Më tha jo, se kështu është sistemi”, rrëfeu Miri me humor.
Artisti shtoi se pushimet e atij viti ishin të planifikuara prej kohësh dhe se bashkëshortja e tij ka qejf të vijë çdo verë në Shqipëri, duke caktuar saktësisht datat sipas kërkesave të punës së saj. Ai theksoi se për sa kohë ajo i planifikonte pushimet, edhe ai bënte të njëjtën gjë.
“Kur ka planifikuar ajo, kam planifikuar unë, sepse jemi sistem bashkë. Unë isha i varur nga ajo. Ajo punonte dhe unë rrija”, u shpreh Miri, duke treguar hapur dinamikën e marrëdhënies së tyre.
Rrëfimi i tij u prit me interes nga banorët, duke sjellë një moment reflektimi dhe sinqeriteti brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5.
"KORCA BOOM"
















