Aksident i rëndë, dy drejtues mjetesh përfundojnë në spital
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, në aksin Bulqizë–Maqellarë, në vendin e quajtur Krajkë.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe, si pasojë, kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve. Të lënduarit janë transportuar dhe po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Bulqizës.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Gjatë ditës së sotme në zonë kanë mbizotëruar reshje të dendura shiu, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
"KORCA BOOM"
















