Moti i keq paralizon zonat urbane, ndërpritet përkohësisht mësimi
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë orëve të natës dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte kanë shkaktuar probleme të shumta në qytetet e Durrësit dhe Lezhës. Si pasojë e përmbytjeve dhe pranisë së ujit në ambientet përreth institucioneve arsimore, është pezulluar përkohësisht procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” në Lezhë.
Situata e krijuar nga moti i keq ka sjellë ndërprerje të mësimit edhe në disa shkolla në Durrës, si dhe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, ku autoritetet kanë vendosur pezullimin e aktivitetit për arsye sigurie.
Reshjet intensive kanë përfshirë disa zona urbane dhe periferike të këtyre qyteteve, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Autoritetet vendore po monitorojnë situatën dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar deri në përmirësimin e kushteve të motit.
"KORCA BOOM"



















