top of page

Shiu i dendur shkakton dëme dhe ndërprerje të qarkullimit në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

KORÇË – Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar një rrëshqitje të konsiderueshme të dheut në Njësinë Administrative Dardhas, duke dëmtuar rrugën që lidh qendrën e njësisë me aksin nacional.


Si pasojë e rrëshqitjes, disa fshatra të zonës kanë mbetur të izoluara, ndërsa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë. Lëvizja e tokës ka shkaktuar gjithashtu dëmtime të varrezave të zonës, duke rritur shqetësimin e banorëve.


Burime nga terreni bëjnë me dije se forcat e Bashkisë Korçë, së bashku me strukturat e emergjencave civile, ndodhen në zonë për të monitoruar situatën dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e ndërhyrjeve emergjente për rikthimin e aksesit rrugor dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

"KORCA BOOM"


bottom of page