top of page

Konflikti jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP 5”, babai i Selin flet për Miri-n

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 21 hours ago
  • 1 min read

Babai i Selin ka qenë ditën e sotme në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku ka reaguar ashpër ndaj banorit të “Big Brother VIP 5”, Miri.

Ai u shpreh se ka shumë mendime, por nuk dëshiron të përdorë gjuhë fyese apo të përfshijë familjarët e banorit. Sipas tij, disa deklarata të bëra kanë vënë në pikëpyetje marrëdhënien e tij me vajzën, gjë që e ka prekur thellë.


“Kam shumë mendime, por nuk mund t’i them. Nuk dua të degradoj motrën, nënën, nusen dhe vajzën e Mirit, siç kanë bërë të tjerët me mua, duke vënë në dyshim nëse njoh vajzën time. Do t’ia them nëse do të kem mundësi ta takoj ndonjëherë”, u shpreh ai.

Babai i Selin pati edhe një sugjerim për produksionin e “Big Brother VIP”, duke thënë se do të ishte e nevojshme prania e disa psikologëve për të vlerësuar nivelin e sjelljeve të banorëve.


“Duhet të merrni dy-tre psikologë për të parë nivelin e perceptimit. Atje nuk ka çfarë të bëhet ndryshe, për lekë u erren sytë dhe janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë”, shtëoi ai.

Kujtojmë se Miri dhe Selin janë shfaqur shumë të afërt që nga dita e parë e qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”. Një avantazh i dhënë nga Kristi, që i lejoi të flinin në të njëjtin krevat, i afroi edhe më shumë ata me njëri-tjetrin.

Edhe pse Miri ka deklaruar se e sheh Selin si vajzën e tij, publiku jashtë shtëpisë nuk e percepton në të njëjtën mënyrë raportin mes tyre.

"KORCA BOOM"


bottom of page