top of page

LAJMI FUNDIT/ Nëna 41-vjeçare ngre në “këmbë” policinë, denoncon të larguar nga shtëpia vajzën 17-vjeçare

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Më datë 08.01.2026, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja E. C., 41 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka deklaruar se i është larguar nga banesa vajza e saj 17-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.


Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. L., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page