Mateo mes lotësh në BBVIP, zbulohet arsyeja që fshihet pas shpërthimit emocional
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Hyrja e Mateo Borrit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka qenë një nga më të komentuarat e këtij edicioni.
Edhe pse prej pak ditësh pjesë e lojës, ai ka arritur të krijojë dinamika të forta, debate të hapura dhe të tërheqë vëmendjen e publikut, fillimisht përmes historisë së përfolur me Brikenën dhe më pas përmes një momenti të rrallë emocional që preku publikun.
Debatet, tensionet dhe përplasjet janë pjesë e natyrshme e reality show-t, por ajo që ndodhi mbrëmjen e djeshme ishte ndryshe. Gjatë një debati mes Mateos dhe Florit, banor i futur së fundmi në shtëpi, biseda u zhvendos te palestra ku Mateo punon. Mes batutave, Flori u shpreh: “E shesim palestrën bashkë me pronarin”, një fjali që ndryshoi menjëherë atmosferën.
Mateo u step dhe, me zërin që i dridhej, iu drejtua Florit me fjalët:“Pusho… mos e përmend.”
Pak çaste më vonë, ai shpërtheu në lot, ndërsa banorë të tjerë iu afruan për ta qetësuar dhe përkrahur.
Reagimi i tij nuk ishte i rastësishëm. Pas këtij momenti fshihet një histori e dhimbshme personale. Pronari i palestrës ku Mateo punon, Amarildo (Ildi) Pajtoni, ka ndërruar jetë tragjikisht më 15 korrik 2024, në moshën 27-vjeçare, pas rreth 19 ditësh në koma.
Ildi Pajtoni ishte përfshirë në një aksident të rëndë rrugor në autostradën Kavajë–Rrogozhinë, pranë fshatit Harizaj, teksa udhëtonte me motor, një humbje që ka lënë gjurmë të thella te Mateo dhe rrethi i tij.
"KORCA BOOM"
















