Shpëtohet në momentin e fundit, 43-vjeçari kërcënon gruan me z*jarr
- Jan 7
- 1 min read
Updated: Jan 8
Një ngjarje e rëndë dhune në familje është shmangur në momentin e fundit në Itali, ku një shtetas shqiptar dyshohet se ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij duke i vënë flakën, pas një konflikti në çift.
Ngjarja ndodhi në Cavarzere, në rajonin e Venezias, në mbrëmjen e vonë të 1 janarit, brenda banesës ku çifti jetonte së bashku. Pas një sherri, 43-vjeçari dyshohet se ka kërcënuar gruan me vdekje dhe më pas i ka lyer rrobat dhe dyshemenë e kuzhinës me lëndë djegëse, me qëllim t’i vinte flakën.
Tentativa për krimin u ndalua në sajë të ndërhyrjes së djalit të mitur të çiftit, i cili, duke përfituar nga një moment shpërqendrimi i të atit, arriti t’i fshihte çakmakun dhe të fitonte kohë deri në mbërritjen e forcave të rendit.
Karabinierët arrestuan autorin e dyshuar me origjinë shqiptare, nën akuzën e kërcënimit dhe sulmit ndaj bashkëshortes me qëllim vrasjeje. Ndërhyrja e shpejtë e policisë parandaloi një tragjedi të mundshme.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se ky nuk ishte një incident i izoluar: burri kishte shfaqur më parë sjellje të dhunshme dhe ngacmuese ndaj gruas së tij, por këto incidente nuk u raportuan. Autoritetet gjyqësore vendosën transferimin e 43-vjeçarit në burgun e Venedikut.
"KORCA BOOM"
















