top of page

POGRADEC/ Zjarrfikësit shmangin djegien e një bujtine!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 23 hours ago
  • 1 min read

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) Pogradec ka ndërhyrë në orën 02:25, pas një njoftimi për zjarr në bujtinën “Bela Vista”, në fshatin Mëmlisht. Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në ambientet e tjera të objektit.


Si pasojë e zjarrit është dëmtuar vetëm paneli elektrik i katit të parë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page