Aksident me dy automjete, të lënduarit në spital për ndihmë të specializuar
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e së martës në aksin Bulqizë–Maqellarë, në segmentin e njohur si “Kthesa e Krajkës”. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar nga lagështia në rrugë, pas reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
"KORCA BOOM"

"KORCA BOOM



















