top of page

400 mijë euro të g*rabitura , automjeti i blinduar sulmohet nga banda e organizuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në orët e para të mëngjesit , një automjet i blinduar që transportonte para u sulmua në autostradën A14, në provincën e Chietit, Itali. Sipas mediave italiane, një bandë e organizuar kriminale arriti të grabisë rreth 400 mijë euro.


Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 të mëngjesit, kur sulmuesit përdorën armë zjarri, mjete shpërthyese dhe tymuese për të ndaluar automjetin. Për të bllokuar qarkullimin dhe për të lehtësuar sulmin, ata dogjën të paktën dy automjete në rrugë.


Për shkak të shpërthimit dhe përdorimit të forcës, banda arriti të hapë automjetin dhe të merrte paratë nga kasaforta, ndërkohë që punonjësit ndodheshin brenda. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe rikuperimin e shumës së grabitur.

"KORCA BOOM"


bottom of page