top of page

I mituri zhduket pasi merr makinën e babait, familjarët kërkojnë ndihmë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Sipas informacioneve të bëra me dije nga familjarët, i mituri dyshohet se ka marrë automjetin e babait pa dijeninë e tij. Automjeti është i tipit Mercedes-Benz E-Class, me targë AB 379 RY.


Hera e fundit që Marigleni është parë ka qenë rreth orës 16:00 të datës 5 janar 2026, në një karburant përgjatë segmentit rrugor Pejë–Prishtinë. Ai nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi, çka e bën situatën edhe më shqetësuese.


Familjarët kërkojnë ndihmën urgjente të Policisë së Kosovës, Policisë së Shqipërisë, si dhe të çdo qytetari që mund të ketë informacion lidhur me vendndodhjen e tij. Çdo informacion është jetik dhe mund të ndihmojë në gjetjen sa më të shpejtë të të miturit.


Kushdo që ka informacion, lutet të kontaktojë familjarët në numrin e telefonit: +355 69 617 5029.

"KORCA BOOM"


bottom of page