top of page

“Fluturon” Skënderbeu në transfermarkt/ Alia-Nasr në pol! Mësoni sa kushtojnë lojtarët bardhekuq!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Skënderbeu në këtë fillim të vitit 2026-të “fluturon” në transfermarkt, ndërkohë që mund të quhet qysh tani një skuadër superlige për sa i përket vlerës së lojtarëve.


Rezultatet e 17-të javëve të para të kategorisë së parë dhe kreu i kësaj kategorie i shkëputur nga ndjekësit ka bërë që të gjithë futbollistët e Skënderbeut të kenë rritje të madhe në transfermarkt.


Në rifreshin e fundit që ka bërë faqja e madhe e vlerësimit të futbollistët, Marko Alia dhe Saleh Nasr janë dy futbollistët që qëndrojnë në “pol”, teksa të dy vlerësohen me nga 350 mijë euro secili.


Pas tyre një rritje të madhe ka mesfushori Paolo Estrela me 225 mijë euro dhe po kaq vlerësohet edhe Tayo.


Më poshtë po sjellim të gjithë futbollistët e Skënderbeut me vlerat e tyre që në total bëjnë që ky Skënderbeu sot të kushtojë 3.2 milion euro, vlerë që mund të thuhet se është si skuadër superlige.  

 

Vlerat e lojtarëve të Skënderbeut:

Marko Alia               350 mijë euro

Saleh Nas                350 mijë euro

Paolo Estrela           225 mijë euro

Tayo Abiodun          225 mijë euro

Randi Dumfor         200 mijë euro

Taryck Tahid            200 mijë euro

Kosta Vangjeli         175 mijë euro

Dejvid Janaqi          175 mijë euro

Salim Abubakar      175 mijë euro

Klevis Shaqe           150 mijë euro

Marko Ramos         150 mijë euro

Baba Musa             150 mijë euro

Luko Vaskez           125 mijë euro

Amarildo Dervishaj 100 mijë euro

Ergi Zenullari          100 mijë euro

Foti Çuçka              100 mijë euro

Mario Gjata              75 mijë euro

Renato Gjini             50 mijë euro

Altin Ukiçi                 50 mijë euro

Gift Akpama             50 mijë euro

Rigels Hasaj             10 mijë euro

Emanuel Chukunere 10 mijë euro   

“KORÇA BOOM”


bottom of page