Pogradeci ndan rrugët me katër futbollistë, ja cilët janë larguar
- Korca Boom
- 20 hours ago
- 1 min read
Klubi i Pogradecit, që synon ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, ka ndërprerë bashkëpunimin me katër futbollistë: Imoh Ezekiel, Norik Krasniqi, Miçel Babatunde dhe Gabriel Okeçuku.
Ezekiel u përjashtua për shkak të përplasjeve me drejtuesit, ndërsa tre të tjerët janë larguar pasi nuk arritën të bindnin me paraqitjet e tyre në fushë.
Në Pogradec shpresohet që këto largime të kompensohen me afrime cilësore, futbollistë që mund të bëjnë diferencën dhe të ndihmojnë skuadrën të realizojë misionin e ngjitjes në Superiore.
Deri tani, i vetmi futbollist i afruar zyrtarisht është braziliani Indio Olivera, ndërsa në ditët në vijim priten zhvillime të tjera të rëndësishme në merkaton hyrëse të juglindorëve.
"KORCA BOOM"
"KORCA BOOM"



















