top of page

DRAP Korçë mesazh prekës për humbjen para kohe të koleges, Jorgjeta Babliku!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Me hidhërim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të koleges sonë, Jorgjeta Dhami Babliku, pas një sëmundjeje të rëndë.


Gjatë gjithë rrugëtimit të saj profesional, Jorgjeta dha një kontribut të çmuar në arsim, si mësuese dhe më pas si specialiste pranë ZVAP Korçë, duke u dalluar për përkushtimin, korrektësinë dhe humanizmin që e karakterizonte në çdo detyrë.


Ajo do të mbetet në kujtesën tonë si një njeri i dashur, me shpirt bashkëpunues, fjalë të mirë dhe buzëqeshje të sinqertë, që la gjurmë tek kolegët dhe komuniteti arsimor.


Në emër të DRAP Korçë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së saj, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan.


U prehtë në paqe.

“KORÇA BOOM”


bottom of page