Borëpastruesja përplas 3 makina, një person përfundon në spital
- Korca Boom
- 45 minutes ago
- 1 min read
Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë.
Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë.
“KORÇA BOOM”
















