E FUNDIT/ Reagon Robert Ndrenika pas takimit me Veliajn
- 1 hour ago
- 1 min read
Aktori i njohur Robert Ndrenika ka reaguar pas kritikave që mori në rrjetet sociale dhe opinionin publik lidhur me takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në sallën e gjyqit.
Në një prononcim për emisionin Top Story, Ndrenika u shpreh i zhgënjyer nga komentet negative, duke theksuar se disa prej tyre kanë prekur edhe familjen e tij.
“Sulmet pas takimit me Erion Veliajn? Disa më flasin keq dhe nga ana familjare. Çfarë të them unë? Më kanë mërzitur shumë. Kolegët nuk më kanë sulmuar, përkundrazi më flasin mirë”, u shpreh aktori.
Ai shtoi se e njeh Veliajn prej vitesh, por nuk mund të japë një gjykim të prerë për çështjet që lidhen me të.
“Nuk di të them se është i pafajshëm, por e njoh si njeri që të vogël. Nuk mund të them me bindje për pafajësi”, tha Ndrenika.
Aktori hodhi poshtë gjithashtu pretendimet se ka përfituar nga kryebashkiaku, duke sqaruar se nuk ka blerë kurrë shtëpi.
“Disa më thonë se kam përfituar, se më ka dhënë shtëpi. Unë në jetën time nuk kam blerë shtëpi, sepse kam trashëguar shtëpinë e babait. E kam atë tokë që nga koha e mbretit Ahmet Zog”, deklaroi ai.
“KORÇA BOOM”
















