top of page

Bllokohet e-Albania për 4 ditë! Ja çfarë nuk do të mund të bëjnë qytetarët

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Platforma qeveritare e-Albania do të jetë përkohësisht jashtë funksionit për katër ditë gjatë kësaj fundjave. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen kryesore të portalit.


Sipas njoftimit, ndërprerja e shërbimit do të nisë më 15 maj në orën 22:00 dhe do të zgjasë deri më 18 maj në orën 08:00. Arsyeja e këtij pezullimi lidhet me përmirësimin e infrastrukturës teknologjike dhe rritjen e performancës së shërbimeve publike online.


Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë akses në shërbimet elektronike të portalit, duke përfshirë aplikimet dhe dokumentet online.


Në njoftimin zyrtar thuhet:


“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.


Për këtë arsye, portali do të jetë përkohësisht jashtë funksionit në periudhën:


15 Maj, ora 22:00 – 18 Maj, ora 08:00.


Gjatë kësaj kohe, aksesi në shërbimet elektronike nuk do të jetë i mundur.


Ju falënderojmë për mirëkuptimin.”

“KORÇA BOOM”


bottom of page