top of page

25-vjeçari sulmon berberin për një prerje flokësh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar në Pylos, Greqi, pas një sulmi të dhunshëm ndaj një berberi, për shkak të një prerjeje flokësh që nuk i pëlqeu.


Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi kur shqiptari shkoi në dyqanin e berberit 51-vjeçar, ku kishte kryer një prerje mëngjesin e së njëjtës ditë. Ai e fyeu dhe e sulmoi me një shkop gome, duke i shkaktuar dëmtime trupore.


Incidenti ka ndodhur për një arsye të parëndësishme: mosdakordësia me modelin e flokëve. Gjatë largimit, shqiptari ka shkaktuar edhe dëme në automjetin e 51-vjeçarit.


Shkopi i përdorur në sulm është gjetur dhe konfiskuar nga policia, ndërsa 25-vjeçari është vënë nën pranga dhe po përballet me akuzat për sulm fizik dhe shkatërrim prone.



"KORCA BOOM"


bottom of page