“Ndalu”/ Arrestohet nga policia mësuesi që dhunoi barbarisht nxënësin!
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë fillore në Prishtinë, ku një mësues ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi.
Ngjarja është bërë publike përmes një videoje që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Në pamjet e shpërndara, mësuesi shihet duke e goditur disa herë nxënësin me shuplakë.
Pas kësaj, nxënësi reagon dhe situata përshkallëzohet në përleshje fizike, ku përfshihen edhe shkelma.
Autoritetet kanë ndërhyrë pas publikimit të videos. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka bërë të ditur se ndaj mësuesit është marrë masë ndalimi.
Sipas konfirmimit zyrtar, mësuesi do të qëndrojë i ndaluar për 48 orë, ndërsa organet e drejtësisë po vazhdojnë veprimet procedurale lidhur me rastin.
Rasti ka hapur hetime për dhunë në institucion arsimor dhe pritet të trajtohet nga organet përkatëse sipas procedurave ligjore./ Pamfleti
“KORÇA BOOM”



















