Mashtrim fiskal me 150 mln lekë shitje fiktive, arrestohet biznesmeni (Emri)
top of page

Mashtrim fiskal me 150 mln lekë shitje fiktive, arrestohet biznesmeni (Emri)

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një biznesmen është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet se ka ndërtuar një skemë mashtrimi me fatura fiktive, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm financiar prej rreth 62 milionë lekësh.


Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Tiranës, Gjergji Fela ka përdorur subjektin tregtar “Dorina Fela”, të regjistruar në emër të bashkëshortes së tij, për të kryer shitje fiktive në vlerën e rreth 150 milionë lekëve.


Përmes faturave të rreme dhe deklarimeve të pavërteta, biznesmeni 45-vjeçar dyshohet se ka përfituar në mënyrë të paligjshme kredi të TVSH-së dhe ka ulur artificialisht fitimin e deklaruar, duke shmangur pagesën reale të taksave.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Gjergji Fela ka pasur rol drejtues në këtë veprimtari, duke organizuar dhe menaxhuar skemën mashtruese përmes biznesit të regjistruar në emër të bashkëshortes.


Hetimet po vijojnë për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, si dhe për të dokumentuar plotësisht të gjithë skemën dhe pasojat financiare të saj./ Boldnews

“KORÇA BOOM”


bottom of page