Automjeti që ngatërroi qytetarët me policinë, zbulohet rasti i pazakontë
- Korca Boom
- 12 hours ago
- 1 min read
Policia e Elbasanit ka nisur procedimin penal ndaj një 34-vjeçari, i cili u kap duke lëvizur me një automjet të pajisur me fenelina si ato të Policisë. Gjatë kontrollit në rrugë, efektivët konstatuan se sinjalizuesit nuk ishin të ligjshëm dhe nuk i përkisnin asnjë strukture shtetërore.
Ndaj tij nisi hetimi penal për veprën “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku u regjistrua procedimi penal ndaj shtetasit R. L., 34 vjeç. Policia po vazhdon hetimet për rrethanat e rastit.
"KORCA BOOM"



















