top of page

33-vjeçari kapet pas vjedhjes së dy minimarketeve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë finalizuan operacionin e koduar “Again”, duke kapur dhe ndaluar një 33-vjeçar të dyshuar për vjedhje.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”


Vodhi shuma parash në dy minimarkete, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

33-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.


Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht:


Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.


Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page