top of page

335 kg për historinë: Briken Calja vendos rekord ballkanik në dygarësh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 hours ago
  • 1 min read

Briken Calja ofroi një performancë të jashtëzakonshme në Kampionatin Ballkanik të Peshëngritjes që po zhvillohet në Durrës. Sportisti i Team Albania, që garon në kategorinë -79 kg, e nisi garën me 150 kg në shkëputje, duke e kaluar provën me sukses dhe duke vendosur një rekord të ri ballkanik pas 25 vjetësh.


Në stilin e shtytjes, Calja nisi me 180 kg, të cilën e ngriti me sukses, ndërsa në provën e tretë arriti të ngrejë 185 kg. Kjo i siguroi vendin e parë edhe në shtytje dhe shënoi një rekord të ri ballkanik në këtë stil.


Në total, Briken Calja ngriti 335 kg, duke vendosur rekord të ri edhe në dygrësh. Me këtë paraqitje, ai fitoi 3 medalje ari dhe vendosi 3 rekorde të reja ballkanike, duke konfirmuar vendin e tij si kampion i padiskutueshëm në peshëngritje.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page