Rezultatet e javës së 14-të në Kategorinë e Parë: fitore për Apoloninë, Burrelin dhe Korabin
- Korca Boom
- 7 hours ago
- 1 min read
Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të javës së 14-të në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan rezultate të rëndësishme si në zonën e kreut ashtu edhe në atë të mbijetesës.
Apolonia arriti një fitore të pastër 2-0 ndaj Besës, duke marrë tre pikë të vlefshme falë golave të Topit në minutën e 56-të dhe Hoxhajt në të 68-tën. Fierakët dominuan lojën dhe nuk e vunë asnjëherë në dyshim fitoren.
Një tjetër rezultat i rëndësishëm erdhi nga Burreli, i cili mundi Luftëtarin me shifrat minimale 1-0. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Xhabrahimi në minutën e 66-të, duke i dhënë matjanëve një sukses të rëndësishëm në shtëpi.
Korabi dhe Kastrioti prodhuan një ndeshje spektakolare me pesë gola, e cila u mbyll 3-2 për ekipin dibran. Reçi hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërsa Marku shënoi dy herë në minutat 41 dhe 53. Për krutanët realizuan Oliver në minutën e 40-të dhe Kasmollari në të 74-tën.
Ndërkohë, përballja mes Lushnjës dhe Kukësit u mbyll pa gola. Të dyja skuadrat u treguan të kujdesshme dhe nuk arritën të gjenin rrugën drejt rrjetës, duke u ndarë me nga një pikë.
Java 14
(03.12.2025)
E MËRKURË (SOT)
Laçi – Pogradeci 0-0
Iliria – Skënderbeu (Nuk u luajt)
Lushnja – Kukësi 0-0
Burreli – AF Luftëtari 1-0
Korabi – Kastrioti 2-0
"KORCA BOOM"



















