top of page

Operacion i befasishëm, kapet në flagrancë me doza gati për shitje

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Një operacion i policisë në Peshkopi ka çuar në arrestimin e një 22-vjeçari të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike, kryesisht pranë zonave shkollore.


Sipas njoftimit zyrtar të Policia e Shtetit, i riu me inicialet L.K., banues në këtë qytet, është kapur në flagrancë në lagjen “Nazmi Rushiti”, teksa dyshohej se po tentonte të shiste doza kanabisi.


Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e policisë kanë sekuestruar një sasi të lëndës së dyshuar narkotike të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një shumë parash që dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal.


Operacioni është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas disa ditësh hetimesh dhe mbledhjeje informacioni mbi aktivitetin e dyshuar të 22-vjeçarit.


Sipas policisë, objekt i shpërndarjes kanë qenë kryesisht adoleshentët, çka e bën edhe më shqetësuese këtë veprimtari të paligjshme. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë dhe për të zbuluar nëse bëhet fjalë për një rrjet më të gjerë shpërndarjeje.


Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page